Isufi: Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të vendoset për Presidentin Ramush Haradinaj

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, tha se përmbyllën fushatën zgjedhore për ti dhënë epilogun zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Isufi theksoi se në çdo periudhë Kosova ka patur nevojë për njerëz vizionar, të dëshmuar, sypatrembur para sfidave, qëndrestar para furturtuna, besnik e të fortë për atdheun.

Ai tha se në këto zgjedhje do tê votohet edhe për Presidentin e Kosovës e që më meritori është Ramush Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

E nga këto zgjedhje do të votohet edhe për Presidentin e Kosovës që kandidati më meritor padyshim është z.Ramush Haradinaj i cili dëshmi të gjallë i ka tre vëllezër në themelet e shtetit të Kosovës.

Ndihem krenar që për mbi dy dekada rrugëtuam bashkë në luftë, paqe e shtetëndërtim me Ramushin.

Ne kemi akoma përballje me Serbinë dhe përballjen më mirë se Ramushi nuk e ka bërë e nuk e bën askush.
Andaj vota për numrin 135 është votë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.

Voto 135 AAK
Voto 1 Ramush Haradinaj president
Voto 60 Ahmet Isufi deputet

No description available.
No description available.
No description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme