Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi duke folur për bojkotimet e seancave, tha se institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë sipas përgjegjësisë, raporton Ekonomia Online.
“Institucionet e Kosovës duhet të funksionojnë sipas përgjegjësisë. Nuk na duhen skena të tilla as injorime të seancës. Theksojmë që për kauzën e ngritur për Demarkacion e Asociacion janë tema që të mbrohet territori i Kosovës. Njohja e institucioneve, përgjegjësia duhet të jetë e njejtë dhe të kuptojmë se ne punojmë për shtet. Nuk i kemi ik ligjit, respektimi i ligjit është obligim”, tha Isufi.