Isufi: Në zgjedhje shkojmë për ta qeverisur vendin, Haradinaj mbetet kandidat për president

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 12:19 | Nga Aulona Sylaj

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo parti në zgjedhje shkon për të qeverisur me vendin, dhe do të garojnë të vetëm.

Kurse sa i përket kandidimit të Ramush Haradinaj për president ai tha se, qëndrimi i partisë mbetet i njëjtë.

Përderisa në takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, do të shkojnë sekretari Besnik Osmani.  

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne jemi përgatitur për zgjedhje. AAK-ja duke pasur parasysh zgjedhjet lokale ka filluar përgatitet. Tani kemi konsultime me ushtruesen e detyrës së presidentit”.

“Në zgjedhje shkojmë për të qeverisur e udhëhequr vendin”.

“Në këto zgjedhje do të dalim si AAK. Sa i përket kandidimit të zotit Haradianj ne vazhdojmë ta kemi të njëjtin qëndrim. Nuk bëjmë lojë me veten e opinion publik”.

“Besnik Tahiti do të jetë përfaqësuesi ynë në takim me presidentin”.

Të ngjashme