Isufi: Një pjesë e materialit për demarkacionin është e falsifikuar

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 10:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori i Gjeografisë, anëtari i komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror Florim Isufi, tha se është për tu çuditur pse ish-komision i e ish-qeveria nuk i ka marrë parasysh këto fakte që janë në institucionet e Kosovës dhe janë të vërteta.

Sipas tij, ish-komisioni nuk ka përdorur dokumentacionin hartografik dhe se një pjesë e materialit është e falsifikuar, por që nuk dihet nga kush, raporton Ekonomia Online.

“Duke analizuar dokumentacionet e dorëzuara në qeveri, ish-komisioni nuk ka përdorur gjithë materialin hartografik, por është ndalur vetëm të aspekti kadastral. Një pjesë e tjetër e materialit është modifikuar, falsifikuar që është bërë nga dikush dhe nuk dihet nga kush dhe është futur në material. Është bërë një kufi që tentohet të bëhet kufi administrativ i Kosovës me Malin e Zi”.

“E kemi gjet në Institutin Hartografik të Zagrebit. Është kufiri i vitit 1945-1946 ku akset rrugore janë prerë me vijën kufitare. Me rëndësi është Mali i Zi gjatë bisedimeve më 28 shkurt 2008 ka qenë i detyruar ta dorëzojë territorin e vet, dokumentacioni është online dhe shihet se kufiri shtetëror i dorëzuar përmes programi Tipa nuk përputhet me atë të marrëveshjes së Vjenës”.

Isufi gjatë prezantimit të raport të Komisionit për shënjimin e kufirit tha se territori deri në Kullë është territor i Kosovës, por sipas tij, ky territor me marrëveshjen e re i është marrë Kosovës.

“Kemi gjet dokumentacione se kufiri është diku tjetër. Në material ka shumë fakte. Në drejtim të Çakorrit kontrollin efektiv e ka pasur Kosova edhe në Çakorr edhe në Kullë. Bjelluha është në territorin e Kosovës pasi aty është paraparë edhe ndërtimi i një hidrocentrali”.

“Planifikimi i autostradës Pejë Morinë dhe detajisht e ka të caktuar që tuneli duhet bërë në Çakorr, deri ku Kosova do të merr shpenzimet dhe ku Mali i Zi. Takimi i tyre është mu në Çakorr në qafë të Çakorrit. E kemi bërë matjen e territorit përmes hartave me saktësi të madhe të Malit të Zi ku në të tri variantet ndërron sipërfaqen e vet. Nëse ratifikohet marrëveshje Mali i Zi do të ketë shumë më shumë territor”.

 

Të ngjashme