Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në një intervistë për RTV Dukagjinin, e ka bërë të qartë se kurdo që kërkohet vota për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, deputetët e AAK-së do të votojnë pro.
Isufi nuk ka dashur të komentojë deklaratat e amabasdorëve lidhur me këtë çështje.
Madje, ai komentoi edhe kolumnën e Kadri Veselit, përmes të cilës ai akuzoi jo vetëm opozitën por edhe partnerët e koalicionit.
Isufi për këtë, tha se “para se të kritikojë, Veseli është dasht ta kryejë punën e tij”.