Isufi reagon ndaj deklaratës së ministres Rozeta Hajdari

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Postës së Kosovës. Halit Isufi, ka reaguar ndaj një deklarate të ministres Rozeta Hajdari në llogarinë e saj në facebook ku mundohet të arsyetoj shkarkimin e bordeve dhe emërimin e militantëve partiakë.

Deklarata juaj është shumë skandaloze, e pavërtetë dhe denigruese për mua si Kryeesues i Bordit të Drejtorëve të Postës dhe kolegëve të mi.

Për çfarë gjakderdhje financiare e keni fjalën?! Kur na paska ndodhur kjo? Kush e ka bërë? Pse nuk të vije turp të gënjeni publikisht?! Nëse unë dhe kolegët e mi paskemi shkaktuar “gjakderdhje financiare” dhe paskemi vjedhur dërgoje policinë të na arrestojnë.

Nuk të lejojmë të na denigrosh publikisht duke u munduar me rrena e shpifje të ulëta të mbulosh skandalin dhe shkeljen ligjore që po dërgon masa të dhunshme në ndërmarrje publike përmes emërimit të militantëve partiak!

Sjellja jote nuk i përket nivelit të një ministreje, edhe pse je e shkarkuar me gjithë qeverinë tënde me 2/3 e votave të Parlamentit të Republikës së Kosovës. Ti je ajo që duhet të shkosh në shtëpi sa më parë dhe jo unë dhe kolegët e mi që kemi kaluar nëpër konkurs publik të vlerësuar lartë edhe nga Kompania Britanike konsulente.

Po të njoftoj publikisht ty dhe shefat tu në qeverinë e shkarkuar se unë dhe kolegët e mi jemi duke shqyrtuar seriozisht nëse do të pranojmë të zbatohet vendimi juaj i jashtëligjshëm.

Unë dhe kolegët e mi anëtarë të Bordit të Drejtorëve nuk e kemi lejuar as regjimin e Millosheviqit të na shkel dinjitetin e nuk të lejomë as ty dhe shokët e shoqet tuaja në Qeverinë në ikje.

Të ngjashme