Itali, kapen 4 tonë marijuanë në një jaht

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 10:04 | Nga

Guardia di Financa italiane ka sekuestruar një sasi prej gati 4 tonë marijuana në një jaht me flamur te SHBA.

Sipas një njoftimi të policisë shqiptare, e cila ishte gjithashtu pjese e operacionit të përbashkët antidroge, mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane, në zonën e Viestes.

Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e Guardia di Finances dhe me helicopter nga ajri u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues, ne ekuipazhin e te cilit u arrestuan tre shtetas shqiptarë.

Sipas policisë shqiptare, hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme