Itali: Rrëzohet aeroplani, vdesin të gjithë personat në bord

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Një aeroplan i vogël privat është përplasur me një ndërtesë e cila ishte e boshatisur.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali konkretisht në qytetin e Milanit.

Si pasojë të tetë personat që ishin në bord vdiqën.

Destinacioni i fluturakës ishte ishulli i Sardenjas, shkruan Reuters përcjell Klankosova.tv.

Sipas mediave ndërkombëtare në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.

Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbian , në Sardenjë.

Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët.

Të ngjashme