Një vajzë pesëvjeçare përfundoi në spital lidhur me një dehje nga kokainë, pasi babai e kishte futur drogën në një gotë me ujë.
Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në Ravenna në festën e Krishtlindjes.
Babai tha se ai bëri një gabim, që nuk mund ta kompensojë. Dyshohet se ai ka derdhur aksidentalisht pluhurin e kokainës në ujë në vend të ilaçeve të dedikuar për vajzën e vogël.
Babai më pas telefonoi urgjencën, i shqetësuar për gjendjen e fëmijës.
Vajza e vogël u dërgua fillimisht në dhomën e urgjencës në Ravenna dhe më pas në spitalin Sant’Orsola në Bolonja për t’u shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrike.
Mjekët arritën ta stabilizojnë, por duhet më shumë kohë për të përcaktuar gjendjen e saj të përgjithshme.
Policia e cila ka ndërhyrë me urgjencë pas denoncimit të personelit mjekësor, po mbledh informacion edhe përmes skuadrës së lëvizshme.
Nga këqyrja fillestare në shtëpinë e fëmijëve, të kryer me Departamentin e Mjekësisë Ligjore, janë gjendur gjurmë kokaine.
Ndërkohë, prokuroria ka hapur dosjen për plagosje të rëndë nga pakujdesia.