Një 17-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka kapluar një qendër për të mitur.
Rasti tragjik ka ndodhur në Pasia di Prato në Udine të Italisë.
Imeraj kishte qëndruar aty nga muaji shtator i vitit 2022, raportojnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv
Ekipet e shpëtimit kishin arritur të nxirrnin nga kjo qendër 11 persona, dy nga të cilët u lënduan por jo edhe të riun shqiptar.
Trupi i pajetë i 17-vjeçarit u gjet në dhomën e gjumit.
Autoritetet italiane ende po punojnë për zbulimin e shkaqeve që çuan në ngjarjen tragjike.
Zjarri kaploi pjesë të drurit që kishte brenda kjo qendër, mobilje dhe material të ndryshme.
Siç raportohet brenda kishte edhe një bombolë gazi, por e cila fatmirësisht mbeti e paprekur.
Ishin banorët afër kësaj qendre që e alarmuan rastin, raportojnë mediat italiane.