Italia ka aprovuar vaksinën e koronavirusit “AstraZeneca” për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç, ka thënë të hënën Ministria italiane e Shëndetësisë.
Drita jeshile për përdorimin e vaksinës në të moshuarit u dha pas dyshimeve fillestare të qeverisë italiane mbi efikasitetin e vaksinës, duke përmendur mungesën e të dhënave, njofton Guardian.
Vaksina mund të jepet për të gjithë njerëzit në Itali mbi 18 vjeç, me përjashtim të pacientëve të identifikuar “si jashtëzakonisht të prekshëm për shkak të kushteve të mungesës së imunitetit, trajtimeve primare ose sekondare ndaj trajtimeve farmakologjike ose për sëmundje shoqëruese që rrit ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të formave fatale të COVID-19 “.
Javën e kaluar, komiteti i vaksinimit të Gjermanisë gjithashtu aprovoi përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për personat mbi 65 vjeç në dritën e studimeve të reja që provojnë efikasitetin e vaksinës.