Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Shtetet e Gjirit, thotë Meloni

Italian Prime Minister Giorgia Meloni gestures during her annual start-of-the-year press conference in the press room at the Lower Chamber, in Rome, Friday, Jan. 9, 2026. (AP Photo/Andrew Medichini)
Prishtinë | 05 Mar 2026 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja Giorgia Meloni, tha të enjten se Italia do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore te Shtetet e Gjirit që po sulmohen nga Irani si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit.

“Sikurse Britania e Madhe, Franca e Gjermania, edhe Italia synon të dërgojë ndihmë në vendet e Gjirit”, tha Meloni për radio RTL.

“Po flasim për mbrojtje, mbrojtje ajrore, jo vetëm pse janë vende mike, por edhe sepse janë me dhjetëra italianë në atë zonë dhe mbi 2 mijë ushtarë që duhet t’i mbrojmë, dhe Gjiri është vital për furnizime”, deklaroi më tej kryeministrja italiane.

Të ngjashme