Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka njoftuar se Italia do të fillojë të japë një dozë të tretë të vaksinave kundër COVID-19 për grupet e njerëzve të konsideruar veçanërisht të brishtë.
“Ne kemi dozën e tretë në Itali”, ka thënë Speranza të hënën, shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi.
“Ne do të fillojmë në shtator me pacientë të brishtë si ata nga onkologjia dhe pacientët me transplantime”.
“Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tashmë kanë shprehur opinione për këtë. Pra, ne do të fillojmë me dozat e para të treta në Itali në shtator dhe më pas do të analizojmë gjërat për të vazhduar me mbi 80 vjeç, banorët e shtëpisë së kujdesit dhe personelin shëndetësor, të cilët ishin grupet e para që morën vaksinën”.