Italia do të lëshojë rreth 70 mijë leje pune këtë vit, përmenden edhe kosovarët

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur numrin maksimal të lejeve të punës që mund t’u jepen punëtorëve jashtë Bashkimit Evropian, sezonalë dhe josezonalë, si dhe të vetëpunësuarve.

Në një njoftim për mediat MPB-ja italiane bën të ditur vendimin e marrë për kuotën maksimale për këta punëtorë, i cili më parë ishte miratuar më 21 dhjetor 2021, dhe tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ministria thekson se kuota maksimale për vitin 2022 është 69,700 leje pune, raporton Shengenvisainfo.com.

“27700 kuota [janë të rezervuara] për punë vartëse josezonale, të vetëpunësuar dhe konvertime”, thekson Ministria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme