Me 600 mijë vaksina të administruara vetëm gjatë kësaj jave deri më tani, Italia është renditur në vendin e dytë në Evropë për vaksinimet ndaj Covid-19.
Media italiane, Tgcom24, raporton se numri i dozave të administruara në total ka kaluar tashmë pragun prej 37 milionë.
Ndërsa, raportohet se vaksinat e para për të pastrehët do të fillojnë këtë javë.
Italia renditet pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës duke ia atribuuar këtë sukses pjesërisht rritjes së numrit të qendrave të vaksinimit.
800 qendra të reja do të hapen gjithashtu gradualisht në javët e ardhshme.
Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht ose 23,48 përqind e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.