Policia ka arrestuar një 52-vjeçar me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar për pengmarrje dhe shfrytëzim prostitucioni.
Mësohet se personi i arrestuar është shtetasi E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhërarrestin ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, bën të ditur policia./A2