Kryetari i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Limaj dhe Ambasadori italian biseduan për zgjedhjet e fundit, për situatën politike pas zgjedhjeve, dhe për tema tjera me interes për qytetarët e vendit.
Kryetari Limaj e ka falënderuar Ambasadorin Sardi, për kontributin e tij personal dhe të shtetit të Italisë, që çdo herë ka qenë e gatshme të ndihmoj Kosovën në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Ambasadori italian Sardi, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Kosovës.
Në fund takimit, Ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nisma për Kosovën.