Italia regjistron deri më sot 23 227 viktima me Coronavirus e 175 925 të infektuar.
Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 482 viktima e 3491 raste infeksioni.
Numri i viktimave në 24 orë është më i ulëti që prej datës 12 prill, kur numri i tyre ishte 431.
Nga numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë e deri më sot, zbresim numrin e pacientëve të shëruar e të viktimave, rezultojnë se aktualisht në Itali janë 107 771 të infektuar më Covid-19.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Itali ka arritur më 44 927 e janë regjistruar 2200 pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë.
Edhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive është reduktuar me 79 pacientë më parë e në këtë reparte janë të shtruar aktualisht 2733 pacientë.
Në 24 orët e fundit në Itali janë kryer 62 mijë tampone më shumë e numri i tyre është deri më sot në 1 .305.833.
Nga numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë e deri më sot, ulim numrin e pacientëve të shëruar e të viktimave, rezultojnë se aktualisht në Itali janë 107 771 të infektuar më Covid-19.