Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë, Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, Ambasadorit të ri italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, i ka uruar suksese në detyrën e re.
Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, raportet e vendit me BE-në, në veçanti me Italinë dhe zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Limaj, Ambasadorit italian i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Italisë në proceset demokratike të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadori Sardi, tha se e çmon angazhimin e NISMA-s pro integrimeve europiane të Kosovës, dhe uroi që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdojë të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ambasadori italian, tha se Italia është e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur perspektivën europiane të Kosovës.
Në fund, të dy palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin sa më të ngushtë e cilësor.