Italia ka raportuar sot 505 raste të vdekje nga COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 2 milionë raste.
Në 24 orët e fundit në këtë vend kanë rezultuar 18,040 persona pozitivë me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 2.009 milionë që nga fillimi i pandemisë.
Italia bëhet vendi i tetë në botë qe tejkalon shifrën e 2 milionë të infektuarve.
Vendi i parë në Evropë i goditur nga COVID-19 deri më sot ka regjistruar 70,900 të vdekur, më e larta në botë dhe e pesta në botë.