Italia në alarm, shënon numrin më të madh të të infektuarve me Covid-19 që nga maji

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë raportuar një përkeqësim të bilancit të personave të prekur me koronavirus në 24 orë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Emergjencat Civile, 642 persona të tjerë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus brenda një dite, shifër kjo që nuk ishte regjistruar në vend që prej muajit maj.

Gjithashtu 7 persona të tjerë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, krahasuar me 5 që ishin një ditë më parë.

Megjithatë autoritetet e justifikojnë rritjen e numrit të të prekurve të rinj me shtimin e testimeve. Gjatë 24 orëve të fundit u testuan mbi 71 mijë persona, ndërkohë që një ditë më parë ky numër ishte 53 mijë.

Të ngjashme