Policia italiane, e njohur si Karabinieri, ka nisur të patrullojë rrugëve me shumë dyqane në qendër të Romës me qëllim që të parandalohet grumbullimi i turmave të blerësve kur ka nisur sezoni i blerjes së dhuratave.
Përgjatë Via del Korzos, rruga kryesore e dyqaneve në kryeqytetin italian, njerëzit kryesisht po respektojnë masat e autoriteteve vendore për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Policia është vendosur nëpër disa pika, duke ndalur disa prej kalimtarëve për t’ua kontrolluar letërnjoftimet.
Janë kryer edhe disa inspektime nëpër dyqane për të parë nëse po respektohen masat kundër COVID-19. Çiftet dhe familjet kanë shëtitur rrugëve, por është vërejtur mungesa e turistëve nëpër zonat më turistike të Romës.