Italia ofron “bonus për pushime” për të ringjallur turizmin

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 20:48 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa frika ndaj coronavirusit vazhdon të shkatërrojë industrinë e turizmit në Itali – pavarësisht trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të vendit – qeveria po subvencionon disa prej qytetarëve të saj për të shkuar me pushime në vendin e tyre.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pasi u bë vendi i parë i goditur rëndë me COVID-19 në fillim të pranverës, Italia ishte një nga vendet e para që rihapi kufijtë e saj për turistët e BE-së në qershor.

Sidoqoftë, turizmi është ende duke vuajtur, me mungesë të të ardhurave gjatë kësaj vere të parashikuar në 3 miliardë euro.

Në këtë kontekst, qeveria po përpiqet të mbështesë industrinë e saj të turizmit – e cila përfaqëson 13% të BPV-së kombëtare – duke ofruar para për familjet që fitojnë më pak se 40,000 euro në vit si një nxitje që ata të shkojnë me pushime brenda Italisë.

Ndryshe, Italia ka konfirmuar 9 viktima të reja nga coronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke e rritur shifrën e përgjithshme të të vdekurve në 35.082, transmeton AA.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet aktive kanë shkuar në 12.322 me konfirmimin e 282 rasteve të reja, ndërsa bilanci i përgjithshëm i të infektuarve me virusin është rritur në 245.032.

Numri i të shëruarve ka arritur në 197.628, pasi në 24 orët e fundit 197 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Deri më tani, në Itali janë kryer 6.354.730 teste.

Të ngjashme