Italia regjistron 251 vdekje nga Coronavirusi në 24 orët e fundit

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Italia ka regjistruar 251 vdekje të tjera nga koronavirusi, krahasuar me 353 sa ishin një ditë më parë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Mediat italiane raportojnë se numri i përditshëm i infeksioneve të reja ka rënë në 14,931 nga 15,479 një ditë më parë.

Në total, Italia që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 2 milionë e 780 mijë raste me COVID-19, prej tyre mbi 95 mijë kanë vdekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme