Italia ka regjistruar 1071 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë të shtunën, duke shënuar ditën e parë me 1000 raste, që prej muajit maj.
Italia, si një nga vendet më të prekura në Evropë, në mars dhe prill kishte pasur shifra rekorde të vdekjeve dhe rasteve.
Gjithsesi, shteti arriti të parandalonte vazhdimin e situatës së rëndë, por kohëve të fundit janë rishfaqur shifrat e larta me ekspertët që fajësojnë grumbullimet dhe pushimet e njerëzve.
Herën e fundit që Italia regjistroi shifër kaq të lartë ishte 12 maji, me 1402 raste