Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 78,313 raste pozitive me Covid-19. Sipas raportimeve, kjo është shifra më e lartë që është arritur në vend që nga fillimi i pandemisë.
Testet e kryera për sot ishin 1,034,677 ndërsa shkalla e pozitiviteti 7.6%. Po ashtu, në 24 orët e fundit vendi regjistroi edhe 202 viktima, shifër kjo që i afrohet bilancit të 13 majit kur u regjistruan 201 vitima.
Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 19 pacientë të tjerë ndërsa në pavijonet e tjera Covid u shtruan edhe 366 pacientë. Kurse, të shëruarit për sot janë 16,746, shkruan abcnews.al
Në total, në Itali janë regjistruar 5,7 milionë të infektuar dhe 136,955 viktima.