Italia vazhdon mbështetjen për avancimin e institucioneve të sigurisë

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në takim njoftues ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Në këtë takim, sipas komunikatës për medie nga MPB, u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të MPB-së dhe Ambasadës së Italisë në Kosovë, transmeton Ekonomia Online.

Ministri Mustafa e informoi ambasadorin italian lidhur me objektivat e ministrisë, me ç ‘rast kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Italisë në ngritjen e kapaciteteve për MPB-në dhe agjencitë e saj si dhe përkrahjen në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë.

Gjithashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve në shkëmbimin e përvojave në shkencën e forenzikës.

Në anën tjetër, ambasadori Sardi tha ministrit Mustafa se Ambasada e Italisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Punëve të Brendshme në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët kosovarë.

Të ngjashme