Italia, vendi i parë që do e bëjë të obligueshme studimin e ndryshimeve klimatike

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Italia vitin e ardhshëm do të bëhet vendi i parë që do të bëjë të detyrueshme studimin e ndryshimit klimatik në shkolla.

“E gjithë ministria po ndryshohet për ta bërë qëndrueshmërinë dhe klimën qendrën e modelit të arsimit,” tha Ministri i Arsimit Lorenzo Fioramonti për Reuters të hënën nga zyra e tij në Romë, transmeton lajmi.net.

“Unë dua ta bëj sistemin arsimor italian të parin që vendos mjedisin dhe shoqërinë përpara gjithçkaje që mësojmë në shkollë”, deklaroi tutje ajo.

Fioramonti, i Lëvizjes Anti-Establishment 5-Yllësh, është eko-luftëtari më i guximshëm i qeverisë dhe u kritikua nga opozita në shtator për inkurajimin e nxënësve për kalimin në grevë klimatike.

Fioramonti tha se të gjitha shkollat shtetërore do t’i dedikojnë 33 orë në vit këtij fenomeni, gati një orë në javë në shkollë, që nga fillimi i vitit të ardhshëm akademik, përkatësisht shtatorit.

Shumë lëndë tradicionale, të tilla si gjeografia, matematika dhe fizika, gjithashtu do të studiohen nga perspektiva e zhvillimit të qëndrueshëm, tha ministri, po ashtu ish-profesor i ekonomisë në Universitetin Pretoria të Afrikës së Jugut.

Të ngjashme