Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që do të lejojë udhëtimin në vend nga 3 qershori, duke lehtësuar masat e marra kundër Coronavirusit.
Po ashtu, Italia do të lejojë gjithashtu udhëtimin midis rajoneve – i cili deri më tani ishte i kufizuar fort, njofton Klan Kosova.
Ky vendim shënon një hap të madh në përpjekjet e vendit për të rihapur ekonominë e saj pas më shumë se dy muaj bllokimi.
Italia ka një nga numrat më të lartë të vdekjeve në botë, por shkalla e infeksionit të saj ka rënë ndjeshëm ditët e fundit.
Më shumë se 31.600 njerëz kanë vdekur me virusin, shifra e tretë më e lartë pas SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.