“Time” shkruan se shumë njerëz mund të jetojnë më shumë se 90 vjet në bazë të disa tipareve psikologjike.
Si shembull u morën italianët nga rajoni i Cilentos, përcjell albinfo.ch.
Ata kanë kaluar nëpër depresion, migrim, por hulumtimi tregon se ata janë fleksibilë dhe lehtësisht të adaptueshëm ndaj ndryshimeve.
Këta njerëz mendohet të jenë të qëndrueshëm për shkak të etikës së punës, lidhjeve familjare, fesë dhe vendit.
Ndryshe nga të rinjtë, është treguar se të moshuarit kanë shëndet më të mirë mendor, vetëbesim dhe aftësi për të marrë vendime.
Kjo tregon se “mosha e tretë” nuk duhet të jetë një periudhë e keqe jete.