Italianët mësohen të qëndrojnë në radhë, nga 18 maji hapen baret dhe restorantet

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa Italia ka hyrë në fazën e dytë të hapjes, miliona qytetarë po mësohen me normalen e re të respektimit të distancimit fizik. Ndërkohë hapja e mëtejshme ka shtuar volumin e punës në laboratorë, pasi përveç tamponëve autoritetet kanë shtuar edhe testet serologjike për të matur imunitetin e popullatës. Siç transmeton oranews , faza tjetër e hapjes fillon nga 18 maji.

Radhët nuk kanë qenë krenari kombëtare e italianëve para shpërthimit të koronavirusit, por tani ata po i përshtaten shumë mirë normales së re. Në një prej stacioneve të metrosë së Romës në zonën e San Giovanni-t, formohen radhë të gjata pasditeve kur njerëzit kthehen në shtëpi nga puna.

Që prej 4 majit ka filluar faza e dytë e hapjes dhe miliona vetë në mbarë vendin u kthyen në punë, por duke respektuar distancën fizike në transportin publik. Vijat e verdha të pikturuara në tokë i drejtojnë qytetarët në stacion. Është një kohë vështirë dhe shumë italianë shpresojë se lehtësimi i masave kufizuese nuk do ta rrisë infektimin.

Në laboratorin e testimeve për COVID-19 pranë spitalit San Filippo Neri në Romë, presin rritjen e volumit të punës.

“Ndërsa ditët e fundit kemi hyrë në ‘fazën dy’ me siguri për punonjësit e laboratorit dhe veçanërisht ata të mikrobiologjisë, kjo periudhë do të shoqërohet me shtim të volumit të punës,” shpjegon doktor Marcello Meledandri.

“Lind nevoja për të shtuar testet në mënyrë që të monitorohen faktorët e riskut, na duhet që të japin rezultate brenda një kohe më të shkurtër. Tani që analizat na vijnë edhe nga rajoni i Lacios, përgjigjemi për edhe për testet serologjike për të monitoruar imunitetin e popullatës,” shton ai.

Më 18 maj qeveritë e ndryshme të Evropës presin të heqin disa masa kufizuese, duke lejuar rihapjen e bareve, restoranteve dhe muzeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme