Italiani sjell në Kosovë frutin Alkekengi

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 11:28 | Nga

Pas dy vizitave që ka pasur zëvendësministri i Faton Thaçi, në Itali, për fushat e ekonomisë dhe investimeve, ka filluar hapi i parë i konkretizimit të investimeve italiane në Kosovë.

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti sot në takim Pierpaolo Cavaglieri, përfaqësues i kompanisë italiane “Prima Produzione Europe Di Alkekengi Physalis”, ku si rezultat i dy vizitave të realizuara me biznesmenë italianë filloi konkretizimi i investimit në Kosovë nga sipërmarrës italian.

Zëvendësministri Thaçi e njoftoi me të arriturat e MTI-së, konkretisht për klimën afariste, politikat fiskale, si dhe sigurimin e investitorëve të huaj që shteti i Kosovës i ofron.

Thaçi e njoftoi biznesmenin se bujqësia është identifikuar si sektor strategjik për investimet e huaja, që ndihmon në rritjen ekonomike dhe në gjenerimin e vendeve të punës.

Pierpaolo Cavaglieri sa the se është i kënaqur për zhvillimin e projekteve të reja në Kosovë.

“Është një projekt i ri dhe i vetmi në Evropë që po mundohemi që ta jetësojmë edhe në Kosovë. Ky projekt ka të bëjë me fushën e bujqësisë dhe sa i përket zhvillimit të agrokulturës, konkretisht frutit ALKEKENGI dhe  ne jemi të parët në botë”, ka thënë ai.

Kultivimi i këtij produkti është shumë profitabil për fermerët e Kosovës dhe për këtë ne do të sjellim fabrikën nga Italia në Kosovë për përpunimin e këtij produkti, ku fermerët e kanë të siguruar tregun e shitjes.

Në fund u dakortuan që ky bashkëpunim të vazhdojë me koordinimin e aktiviteteve konkrete deri në finalizimin e projektit.

 

 

Të ngjashme