Iu gjetën dy armë AK-47 dhe rreth 137 fishekë, arrestohet gjilanasi

Prishtinë | 16 Nën 2025 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në fshatin Stanqiq të Gjilanit, pasi i janë gjetur dy armë AK-47 dhe rreth 13 fishekë.

Policia ka njoftuar se është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë bastisjes në një nga pronat e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë AK-47, rreth 137 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme