Ivan Strinic: Jam lojtar i Milanit, zyrtarizimi pas Kupës së Botës

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 08:28 | Nga

Ivan Strinic se ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Milanin”

Është thënë për disa kohë se qendër mbrojtësi i Sampdorias ka rënë dakord të bashkohet me Rossonerët, duke u transferuar në San Siro si lojtar i lirë.

“Sezoni ka mbaruar, kështu që mund të them se nuk jam më një lojtar i Sampdorias dhe kam nënshkruar një kontratë trevjeçare me Milanin”, tha Strinic në 24.

“Unë mendoj se klubi do ta bëjë zyrtare pas Kupës së Botës. Kur keni një kontratë që përfundon më pak se dy muaj, një klub mund të bëjë një nga dy gjërat”.

“Ata mund të përqendrohen në marrjen e maksimum prej jush për kohën që mbetet, ose mund të vendosin të mos u japin hapësirë”.

“Kështu që luajta vetëm tre ndeshje në gjysmën e dytë të sezonit, Milan më kërkoi dhe më tha që nuk u intereson se nëse paraqitem shumë për pjesën tjetër të sezonit. Fakti që ata më donin gjithsesi është një gjë e mirë për mua”, tha reprezentuesi kroat.

Theksojmë se Strinic do të jetë në botërorin e futbollit me kombëtaren e Kroacisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme