Ivanka Trump po i kthehet biznesit të vjetër?

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Sondazhet e fundit të opinionit sugjerojnë se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të humbasë garën për një mandat të dytë. Në atë kuptim, vajza e tij dhe “dora e djathtë” në fushatën zgjedhore Ivanka mund t’i kthehet përgjegjësive të saj të mëparshme.


Gjegjësisht, në vitin 2007 ajo filloi linjën e saj të bizhuve të argjentë të quajtur “Ivanka Trump”, e cila përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, shitet edhe në vendet e Lindjes së Mesme – Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marka tani përfshin edhe veshje, këpucë dhe pjesë të modës.

Por pas fitores së Trump në vitin 2016, kur familja u bë më e rëndësishme dhe më e famshme, në vitin e parë pas zgjedhjeve, Ivanka fitoi 47 milion dollarë me markën e saj. Në mënyrë që të shmangte konfliktin e interesit, ajo transferoi kompaninë e saj në emrin e dikujt tjetër, por e mbylli atë në vitin 2018 dhe tani, mbase, ajo do të rifillojë përsëri punën në këtë markën. Në favor të kësaj është fakti që Wendy Deng, ish-gruaja me ndikim e Rupert Murdoch, tani është e martuar me kunatin e Ivanka.

Ajo gjithashtu zotëron 5.5 milion dollarë Hotel Trump International në Washington. Ndërkohë, burri i saj Jared Kushner vazhdon biznesin familjar të pasurive të patundshme, kështu që kompania e tij tani ka 23 mijë shtëpi.

Të ngjashme