Ivanov thotë se emri ‘Maqedoni’ vjen nga India

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 16:36 | Nga

Fjala Maqedoni rrjedh nga India. Është thirrur “Maa Ki Dunija”, ndërsa më pas romakët e kanë emëruar Maqedoni.

Këtë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ka thënë ambasadorit indian në Brazil, Abi Kumar, gjatë hapjes së ambasadës së Maqedonisë në Brazil.

Kumar pas takimit me Ivanovin në Tviter ka dhënë përshtypjet e tij pas njohjes me Ivanovin.

“Kisha mundësinë ta njoh dr. Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Brazil. Më tha një punë interesante, ‘fjala Maqedoni vjen nga India’. Paska qenë e thirrur ‘Maa Ki Dunija’, me çka romakët më pas kanë filluar ta thërrasin Maqedoni”, shkruan Kumar në rrjetin social Twtitter

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme