Ivanov vazhdon ta mbajë peng ligjin për gjuhët

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 16:10 | Nga

Një muaj e gjysmë nga miratimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjuhëve, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nuk ka ndërmend të firmosë të njëjtin.

Ai mbron qëndrimin se ligji është antikushtetues.

Nga ana tjetër juristi Naser Zyberi thotë se në këtë rast vet presidenti Ivanov po shkel kushtetutën. Ziberi thotë ekzistojnë disa mënyra për shpalljen e ligjit në Gazetën Zyrtare.

“Por këtë mendim duhet ta jep Komisioni Juridiko-ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë, sepse vetëm ai është kompetent që në këtë rast të bëjë interpretimin e dispozitave ligjore. Në të kundërtën do të duhet që të pritet që të bien dakord apo të pajtohen që presidenti ta nënshkruajë ose të priten zgjedhjet e ardhshme, që të zgjidhet një person tjetër i cili do ta bëj nënshkrimin. Situata krejt e palakmueshme do të ishte edhe njëherë që Qeveria të propozojë që nga fillimi ligjin, që Parlamenti më pas ta miratojë”, deklaroi Naser Ziberi, analist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme