Ivanoviq: Nuk ka marrëveshje me Prishtinën derisa të hyjmë në BE

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 14:52 | Nga

Kryetari i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se dialogu i brendshëm për Kosovën është çështja më e rëndësishme për serbët.

Marrëveshja me shqiptarët, tha ai, do të jetë e mundur vetëm pas hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Politikani serb në një intervistë për televizionin N1 kujtoi se ai mbështeti idenë e Presidentit Aleksandër Vuçiq për dialogun e brendshëm mbi Kosovën dhe i kërkoi atij që të jetë më këmbëngulës sesa paraardhësit e tij Boris Tadiç dhe Vojislav Koshtunica, transmeton Klan Kosova.

“Dy të parët nuk ishin këmbëngulës. Kjo nuk është e mirë. Duhet të kishit gjithë kohën në këtë botë, është çështje e gjithçkajega identiteti, deri tek çështja e së ardhmes sonë. Vuçiq duhet të hapë debate serioze”, tha ai.

Udhëheqësi i SDP rikujton se në vitin 2006 ai propozoi një model qipriot për Kosovën, jo si një model statusi, por si model i zgjidhjes së konfliktit.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për një “konflikt të ngrirë”, siç pretendohet nga Presidenti Vuçiq, duke shtuar se një model i tillë, përveç në rastin e Qipros, në BE është aplikuar edhe në rastin e Mbretërisë së Bashkuar – d.m.th si Qipro që është pranuar në anëtarësim me status të pazgjidhur të pjesës veriore të ishullit, ashtu edhe Britania është bërë anëtare e BE-së, derisa çështja e Irlandës së Veriut ende nuk ka qenë e zgjidhur.

Prandaj, Ivanoviq beson se Serbia duhet gjithashtu që në BE të pranohet si një vend gjithëpërfshirës, ​​së bashku me Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme