Maloku tregon se kush mund ta ketë vrarë Ivanoviçin, dhe paralajmëron se çka mund të ndodh në Kosovë pas kësaj vrasje!
Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovës pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, dhe se si mund të ndikojë kjo vrasje në Kosovë.
Në një prononcim për Gazetën Blic, Maloku ka thënë se deklarata e Ivanoviqit që serbët e Kosovës duhet t’i zgjedhin problemet e tyre brenda Kosovës mund të jetë arsyeja e vrasjes së tij.
Ai tha se mes serbeve lokale ka pasur një qërim hesapesh për pushtet lokale dhe sipas tij Oliver Ivanoviç, ka pasur një autoritet tek një pjesë e madhe e serbeve dhe kjo pra mund të ketë qenë një arsye për eliminimin e tij.
Maloku nuk ka mohuar se gisht në vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare (SDP) mund të ketë pasur edhe Qeveria e Serbisë nëse jo në mënyre direkte, atëherë në mënyrë indirekte duke i dhënë leje grupeve të Listës Serbe për kryerjen e një akti të tillë.“Mendoj që ky është një qërim hesapesh mes serbëve lokalë për pushtet ose i ka penguar Ivanoviqi se në kohën e fundit ka pasur disa deklarata pak më të moderuara se sa të tij që serbët e Kosovës duhet me i zgjedh problemet brenda Kosovës ka qenë ndoshta fatale për të.
Ai ka pasur një autoritet tek një pjesë bukur e mirë e serbeve dhe sipas mendimit tim ky është ai shkaku i eliminimit të tij fizikë por mund të ketë gisht edhe vet Qeveria e Serbisë apo ju ka dhënë leja grupeve të Listës Serbe për ta eliminuar”, ka deklaruar Maloku.
I pyetur se a do të ndikojë vrasja e politikanit serb në destabilitetin e vendit, Maloku ka thënë se përshkallëzimi nuk do të jetë i përmasave të mëdha.“Nuk do të ketë destabilizim të atyre përmasave sa mos me qenë situata e menaxhuar prej segmenteve të sigurisë në Kosovë që këtu pra bëjnë pjesë së pari KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.
Tutje eksperti i sigurisë, Naim Maloku ka komentuar edhe paralajmërimin e DASH-it i cili erdhi pak ditë më parë.“Në anën tjetër sa i përket DASH-it me siguri ata kanë pasur informacione nga shërbimet të inteligjencës që diçka po përgatitet, me siguri jo që më ditë saktë se cili është cak i sulmit se përndryshe do e kishin paralajmëruar, por edhe ia kanë tërhequr vërejtjen qytetarëve amerikanë që të mos vizitojnë veriun. Kjo është ajo që çdo departament i shtetit dhe i të gjitha shteteve të tjera kur kanë informacione të tilla atëherë janë tërheqin vërejtjen shtetaseve të tyre që të mos sillen në ato shtete apo në një pjesë të atyre shteteve kjo pra ndodh për shkak të sigurisë të shtetaseve të tyre”, është shprehur ai.
Maloku ka folur edhe për thirrjen nga ana e kryeministrit Haradinaj për Këshillin e Sigurisë Kombëtare si dhe ndërprerjen e dialogut për shkak të vrasjes.“Tash puna e dialogut këta serbet gjejnë arsye jo për ta ndërprerë por për ta pezulluar për disa ditë ndoshta që të qesin ndonjë kusht tjetër tash që të kthehemi me dialog pra më një kusht.
“Unë nuk besoj që do të mund të qesin ndonjë kusht për shkak që jam i bindur që edhe bishtat e eliminimit të Ivanoviqit janë njerëz të njohur nga faktori ndërkombëtar këtu dhe nga shërbimet sekrete të tyre”.
Sipas tij nga ana e delegacionit serbe ndërprerja e dialogut po përdoret si pretekst ndërsa ka thënë se thirrja e kryeministrit për mbajtjen e një mbledhje të tillë është e qëlluar.“Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është e qëlluar thirrja nga ana e kryeministrit dhe faktikisht i merr vlerësimet dhe analizat e segmenteve të sigurisë për sigurinë dhe ndikimin kësaj ngjarje në sigurinë e përgjithshme të qytetarëve të Kosovës”, ka përfunduar Maloku.