Që nga dita e djeshme, Klinika Infektive është bërë me ushtrues detyre e drejtorit. Këtë post do ta mbaj Infektologu Izet Sadiku.
Këtë e ka konfirmuar vet ai për, duke thënë se e pret një punë e madhe për këto ditë të pandemisë.
“Prej dje jam emëruar ushtrues detyre i drejtorit në Klinikën Infektive”, ka thënë shkurt Sadiku.
Klinika Infektive ishte me ushtrues detyre për shkak të dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berisha në shkurt të këtij viti.
Këtë pozitë deri më tash e kishte mbajtur Sadije Namani.