Në Klinikën Infektive, në mesin e personeli shëndetësor, është vaksinuar edhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të kësaj klinike, Izet Sadiku.
Sadiku tha se po ndjehet mirë duke shtuar se nuk ka pasur hezitim për marrjen e vaksinës nga asnjë mjekë, raporton Ekonomia Online.
“Po ndihem mirë. Sot është ditë historike për Kosovën. Po hyjmë në fazën kur Kosova i bashkëngjitet vendeve tjera për marrjen e vaksinës kundër COVID-19”.
“Po kërkojmë nga qytetarët që të respektojnë masat sepse ato janë shpëtim jete. S’ka pasur hezitim për marrjen e vaksinës nga asnjë kolegë. S’ka reaksion”.
Vaksinimi në Kosovë ka filluar gjatë ditës së djeshme, ku për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pas tij zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.