Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Xhevahire Izmaku, ka dhënë disa arsye se pse seanca e sotme për ekipin dialogues qeveritar, është shtyrë për në termin të pasdites.
Ajo ka thënë se kjo hapësirë kohore ishte e nevojshme për deputetët për tu koordinuar mes vete në mënyrë që të merren më lehtësisht vendimet, njofton Klan Kosova.
”Po presim një koordinim deri në 16.30”.
”Po shihet që deputetët po duan të kenë një kohë më të madhe në mënyrë që ata të marrim më lehtë vendimin”.
”Mesazhet e qarta kanë shkuar por besoj që shumë mirë kanë vepru, është një kohë që të gjithë të mendojnë është një mundësi e mirë”.
”Kemi ofruar një platformë si PDK ku ftojmë të gjitha subjektet partiake, por ajo platformë do të prezantohet ditëve në vazhdim sepse ende nuk jemi vonë”.