Izraeli thotë se ka arrestuar 19 anëtarë të grupit palestinez “Xhihadi Islamik” (XHI) në bastisjet në Bregun e okupuar Perëndimor, pas kryerjes së sulmeve ajrore kundër objektivave në Rripin e Gazës.
Njëmbëdhjetë njerëz janë vrarë në sulmet ajrore, duke përfshirë një fëmijë dhe udhëheqësin e XHI-së, Tayseer Jabari.
Izraeli tha se sulmet pasuan një “kërcënim të menjëhershëm” nga grupi, raporton bbc.
Dhjetëra raketa u hodhën nga Gaza në drejtim të Izraelit gjatë natës, shumica e tyre u shkatërruan, njoftoi ushtria izraelite.
Dhuna e fundit është shpërthimi më serioz midis Izraelit dhe Gazës në pak më shumë se një vit.