Izraeli bombardon spitalin në jug të Gazës, tetë të vdekur, mes tyre edhe gazetarë

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona janë vrarë, mes tyre edhe gazetarë, pas një sulmi ajror izraelit në një spital në jug të Gazës, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Në një deklaratë në mediat sociale, ministria e drejtuar nga Hamasi tha se kishte pasur dy sulme.

Sipas ministrisë, Izraeli kishte në shënjestër katin e katërt të Spitalit Nasser. Po ashtu raportohet për të lënduar, por ende nuk dihet numri i saktë.

Përveç ofensivës në Gazë, Izraeli ka nisur sulme ajrore në Jemen, ku u raportua për disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Të ngjashme