Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka njoftuar sot se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, e mes tyre edhe në Kosovë.
Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se për Kosovë është emëruar për ambasador Tamar Ziv.
Kujtojmë se Izraeli e Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike gjatë Qeverisë “Hoti”. Marrëveshja e 4 shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës e Serbisë u arrit me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Kushti i Izraelit për njohje të pavarësisë së Kosovës ishte që ambasada të hapet në Jerusalem.