Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Moska ende nuk ka vendosur nëse do të furnizojë me sistemin mbrojtës raketaro S-300 Sirinë.
Por nuk ka vonuar shumë, një deklaratë e Ministrit të Brendshëm të Izraelit thotë se “Ajo që është e rëndësishme për ne është se armët mbrojtëse që rusët po i japin Sirisë nuk do të përdoren kundër nesh. Nëse ata përdoren kundër nesh, ne do të veprojmë kundër tyre,” duke iu referuar sistemit mbrojtës raketor S-300, raporton “Sputnik International”
Ministri i Mbrojtjes izraelite bëri të ditur se shteti i tij “nuk do t’i pengojë Sirisë në punët e brendshme, por nga ana tjetër nuk do të lejojmë që Irani të përmbytë [vendin] me sisteme të avancuara të armëve që kanë si objektiv Izraelin.”
“Nëse na sulmon ndokush, ne do t’i hakmerrem, pavarësisht S-300, S-700 apo çdo lloji tjetër të armëve,” tha Lieberman.
Më 23 mars, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është duke e diksutuar çështjen për furnizimin me sistemin raketor mbrojtës S-300 Rusinë.