Izraeli ka kryer sulme ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës, disa orë pasi një raketë goditi një shtëpi në veri të Tel Avivit.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se zyra e kreut politik të Hamasit dhe selia e inteligjencës ushtarake të grupit ishin ndër objektivat.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se shtatë vetë u plagosën në këto sulme.
Sulmet ajrore vazhduan gjatë natës, ku dhjetëra raketa u shkarkuan në Rripin e Gazës.
IDF kishte fajësuar më parë Hamasin, i cili kontrollon Gazën, për lëshimin e raketës që goditi komunitetin izraelit të Mishmeret, duke plagosur shtatë vetë.
Deri më tani asnjë grup militant palestinez nuk ka thënë se ka gjuajtur raketën.
Një zyrtar i paidentifikuar i Hamasit tha se nuk kishte “asnjë interes” për ta bërë këtë.