Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u takua të martën me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për të diskutuar mundësinë që Izraeli të jetë nikoqir i ndeshjeve të Kupës së Botës 2030, së bashku me shtetet e tjera rajonale siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ish-zyrtarë të lartë të administratës amerikane, përfshirë ish-sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin dhe ish-ambasadorin amerikan në Izrael David Friedman, gjithashtu morën pjesë në takim, tha Zyra e Kryeministrit.
Infantino, i cili po viziton Izraelin dhe u takua me kryeministrin në Jeruzalem, tha se organi drejtues botëror i futbollit ishte i interesuar në zgjerimin e turneve të djemve dhe vajzave në ngjarje vjetore, të cilat Izraeli potencialisht mund t’i bashkë-organizonte, raporton Israelhayom.
Presidenti i organit më të lartë të futbollit tha se marrëveshjet e normalizimit të ndërmjetësuara nga SHBA që Izraeli nënshkroi vitin e kaluar me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Marokun – mund të ndikojnë që shteteve t’i mundësohet mbajtja e turneut.
Kupa Botërore FIFA konsiderohet platforma më efektive e marketingut në botë, duke arritur miliona njerëz në mbi 200 vende. Në vitin 2019, të ardhurat e FIFA-s ishin 766 milionë dollarë.
Kupa Botërore 2022 do të organizohet nga Katari, e ndjekur më 2026 në tre vendet e Amerikës së Veriut, përkatësisht Shtetet e Bashkuara, Kanadanë dhe Meksikën.