Izraeli përgatitet për dozën e katërt

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Ne po përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës”, ka thënë Salman Zarka, kreu i Komisionit Covid të Izraelit.

Doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Izrael është afër, me komunitetin mjekësor të vendit që po lufton me mutacione të reja të virusit.

Izraeli po përballet me një valë të katërt të rasteve me COVID-19 pavarësisht një programi të suksesshëm të vaksinimit.

Zyrtari izraelit i deleguar për tu marrë me pandeminë e koronavirusit, Selman Zarka, shtoi se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit – “çdo pesë deri në gjashtë muaj”.

“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022”, i tha ai radios shtetërore Kan.

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës”, u shpreh ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme