Izraeli pranë zgjedhjeve të treta për një vit, në mesnatë mbaron afati për formim të qeverisë

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Lideri i opozitës izraelite, Benny Gantz, ka kohë deri në mesnatë që ta formojë qeverinë e re që mund t’i japë fund pushtetit historik të Benjamin Netanyahu-t. Në të kundërtën, vendi përballet me zgjedhjet e treta radhazi brenda një viti.

Jeta politike në Izrael ka mbetur e paralizuar për disa muaj për shkak të rezultateve të zgjedhjeve, ku asnjëra parti nuk po arrin ta fitojë shumicën. Kjo gjendje është krijuar në një kohë të vështirë për vendin që po përballet me rritje të tensioneve me Iranin.

Në përpjekje për t’i dhënë fund krizës politike, Gantz, kryetar i partisë më të madhe opozitare, ka provuar ta formojë një qeveri të unitetit me Netanyahu-n. Megjithatë, ky plan deri tash ka dështuar për shkak të mospajtimeve të mëdha që ekzistojnë mes dy blloqeve politike, përfshirë atë se kush duhet ta udhëheqë qeverinë e re, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Vetë kryeopozitari gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do ta rrëzojë nga pushteti Netanyahu-n, duke ia bërë të vështirë pranimin e një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit me kryeministrin e deritashëm pa e dëmtuar kredibilitetin.

Në anën tjetër, Netanyahu dëshiron të mbetet në pushtet, pavarësisht dyshimeve për përfshirje në tri raste të korrupsionit. Lideri 70 vjeç i ka mohuar të gjitha akuzat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme